Bota

Zelenskyy viziton ishullin e gjarpërinjve: Ne jemi vendi i trimave

8 Korrik 2023, 09:41 Nga f.i
Zelenskyy viziton ishullin e gjarpërinjve: Ne jemi vendi i trimave
foto ilustruese

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vizituar një ishull të Detit të Zi, që ushtarët ukrainas e mbrojtën në fillim të pushtimit rus, shkruajnë mediat e huaja.

“Sot jemi në ishullin e gjarpërinjve, i cili nuk do të pushtohet kurrë nga pushtuesit, si gjithë Ukraina, sepse ne jemi vendi i trimave. Dua të falënderoj nga këtu, nga ky vend i fitores, secilin prej ushtarëve tanë për këto 500 ditë. I jam mirënjohës të gjithëve që luftuan kundër pushtuesve. Ne nderojmë heronjtë që dhanë jetën në këtë betejë,  një nga më të rëndësishmet e luftës. Lavdi kujtdo që lufton për sigurinë në Detin e Zi,” tha Zelensky.

Moska pushtoi ishullin e gjarpërinjve menjëherë pasi nisi pushtimin e saj më 24 shkurt 2022.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll