Ekonomi

Bizneset e mëdha gllabërojnë të voglat, ju morën 23% të shitjeve ne 6-mujorin e parë

14 Tetor 2019, 05:30 Nga DOSJA
Bizneset e mëdha gllabërojnë të voglat, ju morën 23%

Shqipëri-Motori i ekonomisë shqiptare, bizneset e vogla kanë raportuar përkeqësim të aktivitetit në gjysmën e parë të vitit 2019 sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë.

Banka  raportoi se ndërmarrjet e vogla vijojnë të raportojnë rënie të nivelit të shitjeve gjatë periudhës (balancë neto -23.4%), në përkeqësim krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, situata ka rezultuar pozitive për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, të cilat kanë shënuar balanca neto pozitive të shitjeve, (respektivisht +7.1% dhe +12.5%), por gjithashtu në rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar .

Lidhur me pritshmëritë për nivelin e shitjeve të përgjithshme për gjashtëmujorin e ardhshëm, të tre grupet e ndërmarrjeve paraqiten optimiste, duke pritur një rritje të nivelit të shitjeve.

Subjektet janë shprehur më optimiste në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe në nivele të krahasueshme me një vit më parë.

Rezultatet ecin në mënyrë të ngjashme edhe për ndryshimin e rezultatit financiar në gjysmën e parë të vitit 2019, duke ndjekur ecurinë e balancës së shitjeve të përgjithshme.

Kështu, ndërmarrjet e vogla vijojnë të vlerësojnë rënie të rezultatit financiar gjatë periudhës, me një balancë neto negative -21.9%, në thellim të dukshëm në krahasim me periudhat e mëparshme.

Nga ana tjetër, ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha deklarojnë balanca pozitive të rezultatit financiar të tyre gjatë periudhës, respektivisht +3.3% dhe +12.4%, por në përkeqësim krahasuar me periudhën e kaluar. Pritshmëritë për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve, dhe më optimiste se në gjashtëmujorin paraardhës, çka shkon në të njëjtën linjë me pritshmëritë për ecurinë e shitjeve.

Në grupin e ndërmarrjeve të përgjigjura, mbi 85% e tyre, për secilën kategori madhësie, kanë raportuar fitim gjatë periudhës. Kjo peshë ka rezultuar më e lartë tek ndërmarrjet e mëdha (92.6%) dhe më e ulët tek ndërmarrjet e vogla (85.0%). Krahasuar me periudhën e kaluar dhe sikurse u vu re deri tani, peshat e ndërmarrjeve që kanë raportuar fitim kanë qenë në rënie tek të tre grupet e ndërmarrjeve.

Marrë nga Monitor 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bizneset e mëdha gllabërojnë të voglat bizneset në shqiperi bizneset e mëdha gllabërojnë të voglat bizneset në shqiperi

Sondazh

Poll