Sport

“Të fitojmë” deviza e Pochettinos, teksa thotë se Chelsea do të bëjë shumë afrime...

Trajneri i ri i ‘bluve’ është prezantuar zyrtarisht dhe iu përgjigj pyetjeve të para të shtypit

7 Korrik 2023, 18:07 Nga DOSJA
“Të fitojmë” deviza e Pochettinos, teksa thotë se

ANGLI - Mauricio Pochettino është tashmë shefi i ri i dhomës së zhveshjes së Chelseat.  Trajneri argjentinas u prezantua para shtypit këtë të premte dhe theksoi dëshirën e tij për t'i rikthyer 'blutë' në krye pas një sezoni, në të cilin ata nuk janë kualifikuar për të luajtur në Evropë. 

'Poche' vuri në dukje, se ai beson se Chelsea dhe bordi i saj i ri mund të bëjë përmirësimet e nevojshme për sezonin, duke njoftuar se do të ketë ardhje të reja. 

 “Kam shumë besim te ky klub. Unë i besoj pronarit që do të japë mjetet për të qenë konkurrues.  Ne duam të arrijmë atë që presim edhe tifozët tanë. Skuadra nuk është ende e kompletuar, por lojtarët janë të hapur dhe qëndrimi është i jashtëzakonshëm. Le të shtojmë më shumë cilësi. E kaluara nuk është larg, por kur të përfundoni sezonin, duhet të vazhdoni përpara. Nuk ka kuptim të shikosh prapa. Unë jam një person pozitiv”,- ka komentuar. 

Pochettino u pyet për largimin e Mason Mount, i cili u shpall këtë të enjte si futbollist i ri i Manchester United. "Dua të flas për lojtarët që janë këtu. Tani ai është një lojtar i Manchester United. Ai e donte klubin. Nuk e di se çfarë ndodhi në të kaluarën, ne duam të vazhdojmë dhe të ofrojmë një ekip për të ngritur trofe".

Argjentinasi foli edhe për Romelu Lukakun, i cili këtë verë rikthehet në disiplinën e Chelseat pas huazimit te Interi. "Të gjithë e dinë se çfarë mendojmë. Ai duhet të kthehet në datën 12 ose 13 për të qenë pjesë e skuadrës për të filluar parasezonin. Kur të arrijë, gjëja e parë që do të bëjë është të vijë në zyrën time dhe të thotë ‘Përshëndetje’. Nëse ai është ende lojtar i Chelsea, shpresoj të njëjtën gjë”,- vlerësoi argjentinasi.

Synimi kryesor i Pochettino është të fitojë. "Në Chelsea nuk mund të flitet për një shfaqje të mirë dhe për të luajtur mirë. Ju dëshironi ta bëni këtë, është stili ynë, por ne duam të fitojmë. Nëse jo, në një klub si Chelsea, do të keni probleme. Ne duhet të fillojmë të besojmë dhe të punojmë për të fituar, për të qenë konkurrues dhe për të qenë më të mirët. Ne po punojmë shumë dhe duam t'ua përkthejmë këtë tifozëve tanë, të cilët do të na ndihmojnë ta arrijmë atë", tha ai.

'Poche' siguroi se ai është një trajner shumë më i mirë se kur ishte me Tottenhamin, me të cilin arriti të arrinte në finalen e Champions League. "Shumë më mirë. Përvoja të jep kuptim. Për lojën, për mënyrën se si të sillesh. Unë jam një trajner më i mirë dhe një person më i mirë. Më duhet të provoj veten. Ky është motivimi, është pjesë e natyrës sime."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll