Bota

Haradinaj: Nëse e kërkon Amerika heq dorë nga posti i kryeministrit, taksën e mallrave serbe nuk e largoj

1 Mars 2019, 21:38 Nga DOSJA
Haradinaj: Nëse e kërkon Amerika heq dorë nga posti i

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se nëse SHBA-ja kërkon nga ai që të heq dorë nga posti i kreut të qeverisë, do ta bënte. Por heqjen e taksës së mallrave serbe nuk do ta bënte as me kërkesën e aleatit kryesor të Kosovës.

Haradinaj tha se nuk e ngre dorën me asnjë kusht për të hequr taksën ndaj Serbisë, ndërsa pozitën do ta linte nëse ia kërkon Amerika.

 “Po të vije amerikani e të më thotë, ‘Ramush, a po e lëshon detyrën’, unë largohem. Por nuk e çoj dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëj”, tha ai në një intervistë për televizionin publik.

Haradinaj foli edhe për mundësinë e largimit të SHBA-së nga KFOR-i dhe baza e Bondsteelit.

“Nëse Amerika e ka në plan ta heq Bonsteelin, si me taksë si pa taksë do ta heqë, nëse nuk e ka në plan ta heq, nuk do ta heqë. Rrini të qetë sepse nuk do të ndodh kjo. Amerika e heq Bonsteelin vetëm nëse e ka në planet e veta që ta heqë, por do të na bëjnë të zotë për t’u mbrojtur, pasi e kemi këtu kufirin me Rusinë. Nuk e heq për taksën. Nuk e them që nuk e ka thënë askush, por nuk bëhen këto punë për taksë”, tha ai.

Ai pohoi se është keq që aleatët qeveritarë janë ndarë për ta dëmtuar atë por ai kërkoi nga të gjitha që të bashkohen për taksën kundër Serbisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi kosove ramush haradinaj rishikimi i kufijve serbi shba taksa per mallrat serbe dialogu kosove-serbi kosove ramush haradinaj rishikimi i kufijve serbi shba taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll