7 Korrik 2023, 11:52
Nga DOSJA
GJERMANI - Gjithçka ishte mbyllur në orët e mëparshme, por tashmë vjen zyrtarizimi nga klubi i Bayer Leverkusen. Granit Xhaka është lojtari më i ri i “Aspirinave”, teksa mesfushori me origjinë shqiptare pas shtatë vitesh te Arsenal në Londër rikthehet në Bundesliga aty ku në të kaluarën ka pasur një eksperiencë me Borussia Moenchagladbach.
Leverkusen pagoi 25 milionë euro për shërbimet e 30-vjeçarit me Xhakën që ka fimrosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Në fjalët e tij të para si lojtar i Leverkusen, Xhaka vendosi theksin te fakti se e njeh shumë mirë kampionatin gjerman.
“Këtë kampionat e njoh në detaje, e kam ndjekur edhe kur isha në Londër. Bayer Leverkusen është një klub me një histori impresionuese dhe ka shumë ambicie. Mbi të gjitha unë e shoh Leverkusen si një klub me shumë të ardhme dhe diskutimet me drejtuesit ishin tejet motivuese. Të gjithë këtu në klub janë shumë ambicioz dhe mezi pres që të luaj këtu në vitet e ardhshme”, tha Xhaka.
Nga ana tjetër për këtë transferim foli edhe drejtori sportiv i gjermanëve, Simon Rolfes që u shpreh se janë të paktë lojtarët me mentalitetin e Granit Xhakës.
“Me këtë marrëveshje kemi siguruar një “top player” si Granit Xhaka. Të gjithë e njohin aftësinë e tij në fushë, por mbi të gjitha janë të paktë lojtarët të cilët arrijnë të bëhen lider dhe të udhëheqin një skuadër si e bën ai. Kjo vjen prej mentalitetit dhe fakit se Xhaka është një lider i lindur”, u shpreh Rolfes.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Korrik 2023, 11:13
SPANJE - Ronald Koeman u pozicionua për lajmet e Barcelonës, në turneu i golfit që do të zhvillohet në Club de Golf de Barcel...
Sport
7 Korrik 2023, 10:49
FRANCA - Luis Enrique këtë të mërkurën, si trajneri i ri i PSG-së ka pasur mundësinë të bisedojë vetëm me...
Sport
7 Korrik 2023, 10:23
FRANCE - Seria e ‘telenovelës’ Kylian Mbappe vazhdon... Dje, presidenti i Paris Saint-Germain, Al-Khelaifi e bëri t&...
Sport
7 Korrik 2023, 10:05
BRAZIL - Në lidhje me Kay Alves, volejbollisten braziliane, e cila u bë e famshme pasi hapi një faqe në OnlyFans për t...
Sport
7 Korrik 2023, 09:54
ITALI - AC Milan dhe Monza njoftuan të enjten se do të krijojnë 'Silvio Berlusconi Trophy', një miqësore vjetore mes dy klubeve, pë...
Sport
7 Korrik 2023, 09:39
ANGLI - Daria Kasatkina është sot tenistja më e mirë midis femrave në Rusi. 26-vjeçare në vitin 2022 arrit...
Sport
7 Korrik 2023, 09:30
ANGLI - Gabriel Jesus tha në podkastin e 'Denilshow' se ai përjetoi një nga momentet më të vështira të karrierës së...
Sport
7 Korrik 2023, 09:00
SHBA - David Beckham kujton se gruaja e tij, Victoria Beckham, "shpërtheu në lot" kur ai i zbuloi se do të luante për PSG. Ajo nuk qau ...
Sport
7 Korrik 2023, 08:30
ITALI - Davide Frattesi është zyrtarisht lojtar i Interit. Mesfushori i lindur në vitin 1999 i bashkohet ‘zikaltërve&...
Sport
7 Korrik 2023, 08:00
FRANCE - Policia franceze ka bastisur shtëpinë e presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, si pjesë e një hetim...