Bota

Konjufca: Raportet Rama-Kurti janë lënduar

Ai ka kërkuar nga Shqipëria, që Kosovën mos ta shohin si fajtore në Veri.

6 Korrik 2023, 19:37 Nga m.s
Konjufca: Raportet Rama-Kurti janë lënduar
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është prononcuar në një reagim për mediat pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama. 

Ai ka thënë se raportet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama janë lënduar, por në të njëjtën kohë ka zbuluar se së shpejti do të ketë një takim mes palëve. Por ai nuk tregoi një datë se kur do të zhvillohet ky takim.

“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Glauk Konjufca.

Po ashtu ai ka kërkuar nga Shqipëria, që Kosovën mos ta shohin si fajtore në Veri.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politike si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes, sepse nuk ka faj”, tha ndër tjera Konjufca.

 

 

 

 

 

 

 

glauk konjufca

Sondazh

Poll