Bota

Rama pret 'OK' për takimin me Kurtin, Ministrat e Kosovës nisin nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi në Facebook bën me dije se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu nga Shqipëria Ulsi Manja kanë nënshkruar “Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve”.

6 Korrik 2023, 18:58 Nga a.l
Rama pret 'OK' për takimin me Kurtin, Ministrat e Kosovës
Foto ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka nisur nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, që ishin caktuar të nënshkruheshin më 14 qershor, në mbledhjen e dy qeverive e cila më pas u anulua. Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi në Facebook bën me dije se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu nga Shqipëria Ulsi Manja kanë nënshkruar “Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve”. Ministria ka treguar edhe detajet se çfarë parashikojnë këto marrëveshje.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ka nënshkruar të gjitha marrëveshjet që sipas tij ishin “meraku i Kurtit”. Rama, më herët gjatë ditës njoftoi se Kosovës i janë dërguar 13 marrëveshjet të nënshkruara dhe pas kësaj, ai pret që homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, të konfirmojë takimin. 

Rama iu referua 13 marrëveshjeve që do të duhej të nënshkruheshin gjatë mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë më 14 qershor, por që u anulua nga Rama për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Më 5 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i propozoi Ramës një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive dhe me  këtë rast të nënshkruanin marrëveshjet. 

turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll