Sport

VIDEO / Ndodh në Argjentinë, futbollisti përjashtohet për shkak të... urinimit në fushë!

Arbitri i ka dhënë kartonin e kuq futbollistit 21-vjeçarë pas gjestit që ka vënë re

6 Korrik 2023, 10:36 Nga DOSJA
VIDEO / Ndodh në Argjentinë, futbollisti përjashtohet për

ARGJENTINE - Një incident i pabesueshëm është regjistruar në ndeshjen e futbollit mes Argentino de Merlo dhe Sacatsipas për divizionin e 3- të të Argjentinës teksa 21-vjeçari Leonel Ovejero ka parë kartonin e kuq të arbitrit pasi disa sekonda më parë kishte... urinuar në fushë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në minutën e 79 të ndeshjes dhe teksa loja ishte ndërprerë për shkak të dëmtimit të një futbollisti. Papritur shikuesit dhe komentuesit panë gjyqtarin e ndeshjes të përjashtonte 21-vjeçarin Ovejero pa mundur ta kuptonin arsyen.

Përgjigjen e ka dhënë gazetari që mbulon reportazhin e fushës, i cili në një transmetim të drejtpërdrejtë tha se “i hoqi pantallonat e shkurtra dhe urinoi në fushë”.

Kur gazetarët që bënë transmetimin e pyetën sërish nëse ishte e vërtetë ajo që sapo kishin dëgjuar kolegu i tyre e konfirmoi: “Ju betohem kështu më tha zyrtari i katërt”. "E pabesueshme, ai nuk mund ta mbante veten?" komentoi më pas një nga gazetarët që mbulonte ndeshjen, e cila për rekord përfundoi 0-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll