Bota

"Siguria me prioritet numër një", ekspertët kritika Gjermanisë: Më shumë para për armë e më pak për fëmijë

6 Korrik 2023, 09:22 Nga f.i
"Siguria me prioritet numër një", ekspertët kritika
Christian Lindne

GJERMANI- Pas grindjesh dhe debatesh, qeveria gjermane ka miratuar projekt-buxhetin federal për vitin 2024 dhe planin financiar deri në vitin 2027. Ekspertët janë kritikë ndaj propozimit të ministrit të financave.

Në qendër të draftit të buxhetit për vitin 2024, ministri federal, Christian Lindner, ka vendosur vijimin e kursit të konsolidimit, dhe frenimin e borxhit shtetëror. "Kursi i konsolidimit duhet të vazhdojë me vendosmëri në vitet e ardhshme," tha kreu i FDP të mërkurën në prezantimin e projekt-buxhetit për vitin 2024 dhe planit financiar deri në vitin 2027. Nuk ka rritje tatimore, e megjithatë borxhi duhet frenuar. Por ministri i financave Lindner i qëndron besnik politikës së tij, një kthim në normalitet pas shumë vitesh borxhesh astronomike me qindra miliadra euro të marra hua për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e luftës së Ukrainës është i nevojshëm.

Prioritetet e ministrit të Financave për buxhetin e vitit 2024 janë rinovimi i infrastrukturës së të gjitha mënyrave të transportit, digjitalizimi i shtetit dhe forcimi i Bundeswehrit. Të tjerët duhet të shtrëngojnë rripin. Ministrisë së punëve të jashtme i zvogëlohet dukshëm buxheti me 17 përqind.

Siguria me prioritet numër një

Pas vendimit të kabinetit, kancelari Olaf Scholz (SPD) e cilësoi sigurinë si fokus qendror të planifikimit buxhetor. Projekt-buxheti ka përparësi "që janë të dukshme," tha Scholz të mërkurën në Bundestag, gjatë interpelance  në të qeverisë në Bundestag. "Para së gjithash, bëhet fjalë për sigurinë e vendit tonë." Ai iu referua mbështetjes gjithëpërfshirëse për Ukrainën për shkak të agresionit të Rusisë si dhe forcimit të ushtrisë gjermane. Siguria është një sfidë e madhe – dhe natyrisht kjo do të thotë edhe sfida për pjesën tjetër të buxhetit",- tha Scholz.

Sondazh

Poll