Bota

Ditë zie në Afrikën e Jugut/ 16 të vdekur nga një rrjedhje gazi në një lagje të varfër

Një rrjedhje nga kjo kontejnerë cilindrike vlerësohet të ketë helmuar banorët e lagjes. Ajo që ndodhi ishte një “rrjedhje gazi nga një cilindër, i cili ishte hidroksid natriumi, një gaz shumë toksik, i cili u mori jetën banorët e periferisë të Boksburgut.

6 Korrik 2023, 09:12 Nga k.m.
Ditë zie në Afrikën e Jugut/ 16 të vdekur nga një
Pamje nga Afrika e Jugut

AFRIKË E JUGUT- 16 njerëz, përfshirë fëmijë, vdiqën tragjikisht të mërkurën mbrëma për shkak të një rrjedhje gazi në një lagje të varfër në Boksburg, Afrika e Jugut, rreth dyzet kilometra në lindje të Johanesburgut. Kanë humbur jetën, përkatësisht tetë burra, pesë gra dhe tre fëmijë.

Një rrjedhje nga kjo kontejnerë cilindrike vlerësohet të ketë helmuar banorët e lagjes. Ajo që ndodhi ishte një “rrjedhje gazi nga një cilindër, i cili ishte hidroksid natriumi, një gaz shumë toksik, i cili u mori jetën banorët e periferisë të Boksburgut.

“Informacionet paraprake tregojnë se disa persona e përdornin këtë gaz për aktivitete të paligjshme minerare. Me sa duket, minatorët e paligjshëm po përdornin gazin për të nxjerrë ar,”-thanë autoritetet.

Qyteti i barakave ndodhet buzë një miniere ari të vjetër të braktisur. Në Afrikën e Jugut, ku papunësia është endemike, ka mijëra minatorë të paligjshëm, ose të njohur ndryshe si "zama zama", të cilët shpesh jetojnë në kampe të improvizuara.

Ata zbresin në miniera të braktisura dhe arrijnë të nxjerrin disa sasi metalesh të çmuara, gurë të çmuar apo edhe qymyr për të fituar para.

afrike e jugut

Sondazh

Poll