Bota

SULMI nuk ka ndalur! Kontrollohen pronat e Prigozhin në Shën Peterburg, gjetën dollarë, armë, paruke... dhe foto me koka të prera njerëzish

Një emision i quajtur "60 Minuta" i transmetuar të mërkurën mbrëma në kanalin televiziv shtetëror Russia-1 tregoi atë që u cilësua si pamje ekskluzive e marrë gjatë kontrolleve të policisë në zyrën e Prigozhin në Shën Petersburg dhe një nga pronat e tij.

6 Korrik 2023, 09:04 Nga k.m.
SULMI nuk ka ndalur! Kontrollohen pronat e Prigozhin në Shën
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Televizioni shtetëror rus kritikoi Yevgeny Prigozhin. Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar të Wagner, mori kontrollin e qytetit jugor rus të Rostov-on-Don më 24 qershor, pushtoi qendrën komanduese atje ku Rusia po koordinon luftën e saj në Ukrainë dhe dërgoi një kolonë drejt Moskës para se të arrinte një marrëveshje me Kremlinin.

Një emision i quajtur "60 Minuta" i transmetuar të mërkurën mbrëma në kanalin televiziv shtetëror Russia-1 tregoi atë që u cilësua si pamje ekskluzive e marrë gjatë kontrolleve të policisë në zyrën e Prigozhin në Shën Petersburg dhe një nga pronat e tij.

SULMI nuk ka ndalur! Kontrollohen pronat e Prigozhin në Shën

Drejtuesi i programit, deputeti Evgenij Popov, e quajti Prigozhin "tradhtar". Videoja tregon kuti plot me para në zyrën e tij dhe tufa dollarësh në rezidencën e tij luksoze. Po ashtu kishte helikopter, një arkë me armë, një koleksion parukesh dhe madje një panoramë me koka njerëzish të prera.

SULMI nuk ka ndalur! Kontrollohen pronat e Prigozhin në Shën

"Hetimi është në vazhdim," tha Petrov.

Gjithsej në pronat e tij u gjetën para me vlerë 600 milionë rubla (6.58 milionë dollarë). Prigozhin tha se Wagner bënte biznes vetëm me para të gatshme, të cilat i përdorte për të paguar shpenzimet, por Putin pretendoi të kundërtën duke theksuar se është shteti që financon Wagnerin.

Në emision, gjithashtu shfaqen disa pasaporta të përdorura nga Prigozhin, të cilat mbajnë emra të ndryshëm.

“Një njeri normal nuk mund të ketë kaq shumë pasaporta,”- e mbylli emisionin Petrov.

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll