Bota

Forcat ruse sulmojnë me raketa qytetin Lviv, të paktën katër persona humbën jetën

Autoritet njoftuan se ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një ndërtese banimi për të mbijetuar dhe viktima të tjera. 

6 Korrik 2023, 08:57 Nga f.i
Forcat ruse sulmojnë me raketa qytetin Lviv, të paktën katër
Lviv

UKRAINË- Të paktën katër persona janë vrarë pas një sulmi me raketa të kryer nga Rusia në qytetin ukrainas të Lvivit, raporton BBC.

Ministri i brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko raportoi se 32 persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit, ku kryetari i bashkisë së Lviv tha se ishte "një nga sulmet më të mëdha" në infrastrukturën civile të qytetit.

Autoritet njoftuan se ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një ndërtese banimi për të mbijetuar dhe viktima të tjera. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll