Bota

Thriller në Gjirin e Omanit: Iranianët tentojnë të kapin cisternën në pronësi greke (VIDEO)

Amerikanët sipas informacioneve zyrtare penguan marrjen në kontroll - Një anije e dytë arriti të shpëtonte para se të sulmohej - Si u bë përpjekja

5 Korrik 2023, 19:57 Nga A.B
Thriller në Gjirin e Omanit: Iranianët tentojnë të kapin
Flota

GREQI- Flota e 5-të amerikane publikoi një video nga momenti kur SHBA parandaloi kapjen e një cisterne në pronësi greke nga iranianët në Gjirin Persik. Komanda Qendrore e Forcave Detare të flotës së 5-të bën të ditur se iranianët hapën zjarr në një nga incidentet pranë brigjeve të Omanit, ku të dy sulmet u zhvilluan në ujërat ndërkombëtare.

Ky është momenti me video e publikuar nga Flota e 5-të e SHBA:

Anija iraniane u largua nga vendi i ngjarjes kur shkatërruesi i raketave të drejtuara të marinës amerikane USS McFaul (DDG 74) mbërriti në vendngjarje. Përveç kësaj, Marina e SHBA-së zhvilloi asete mbikëqyrjeje, duke përfshirë aeroplanët e patrullimit detar MQ-9 Reaper dhe P-8 Poseidon./Dosja.al

gjiri i omanit iranianet

Sondazh

Poll