Art&Argëtim

U pa nga të gjithë! Gjesti i papërshtatshëm i Kate Middleton në kurorëzimin skocez të Charles

Kate i dha Princit William një përkëdhelje të butë në të pasmet.

5 Korrik 2023, 18:55 Nga A.B
U pa nga të gjithë! Gjesti i papërshtatshëm i Kate Middleton
Momenti i prekjes

BRITANI E MADHE- Një lëvizje që u komentua shumë ishte ajo e Kate Middleton gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Charles në Skoci. Sipas fotove të publikuara nga Daily Mail, Kate i dha Princit William një përkëdhelje të butë në të pasmet teksa ata shoqëronin Charles dhe Camilla në kurorëzimin skocez të Mbretit.

Më parë Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla udhëtuan nga Pallati i Holyroodhouse në katedrale, ku u mblodhën figura kryesore nga jeta civile skoceze. William dhe Kate, të cilët gjithashtu mbajnë titujt Duka dhe Dukesha e Rothesay në Skoci, iu bashkuan procesionit mbretëror dhe hynë në kishë pas monarkut dhe gruas së tij.

Ceremonia u ndoq nga ministri i parë skocez Hamza Yousaf, lideri konservator skocez Douglas Ross, liderja laburiste Anna Sarwar dhe lideri skocez Liberal Demokrat Alex Cole-Hamilton.

Shërbimi përfshiu aspekte të traditës mbretërore skoceze shekullore së bashku me shtesa të reja si pjesë muzikore të shkruara posaçërisht për këtë rast, një psalm të kënduar në gjuhën galike dhe përdorimin e fragmenteve nga Dhiata e Re në skocez./Dosja.al

kate middleton

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Korrik 2023, 19:37 k.m.

Filmi "Barbie" ndalohet në Vietnam

Margot Robbie SHBA- Edhe pse filmi "Barbie" tashmë është bërë viral, me pritshmëri të mëdha, Vietnami ka vendosur t...