Art&Argëtim

Pas vëllait të tij edhe Mozzik e paska ndarë mendjen të bëhet pjesë e 'BBV'

Moderatorja Liberta Spahiu ka zbuluar se Mozzik do të jetë pjesë e "Big Brother VIP Kosova 2".

4 Korrik 2023, 16:56 Nga f.i
Pas vëllait të tij edhe Mozzik e paska ndarë mendjen të
Mozzik

KOSOVË- Reperi i njohur kosovar Mozzik, duket se do fillojë një eksperiencë të re. Vëllai i tij, Getinjo, i habiti fansat kur la impenjimet e shumta dhe u bë për disa muaj pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, dhe mesa duket edhe Mozzik do të jetë pjesë e në edicionit të radhës.

Ka qenë moderatorja Liberta Spahiu ajo që ka publikuar në InstaStory bisedën me Getinjon, të cilin e njofton për pjesëmarrjen e vëllait të tij në “BBVK 2”. Madje moderatorja i tregon se Mozzik e ka ndarë mendjen të qëndrojë deri në fund, ndryshe nga Getinjo, i cili e la aventurën në mes.

Pas vëllait të tij edhe Mozzik e paska ndarë mendjen të
postimi

Në edicionin e parë u fut Getinjo, i cili doli nga shtëpia me kujtime të bukura dhe dashuri të re për modelen Vivien Thano.

mozzik getinjo big brother vip kosova

Sondazh

Poll