Art&Argëtim

Adele "kërcënon" publikun në koncertin e saj: Nëse më hidhni ndonjë gjë do iu vras!

Fjalimin ajo e bëri duke mbajtur në duar një armë lodër.

4 Korrik 2023, 19:31 Nga k.m.
Adele "kërcënon" publikun në koncertin e saj: Nëse
Adele

SHBA- Tashmë është e zakonshme që këngëtarët të lëndohen nga sende të ndryshme që “hedhin” në skenë.

Ndaj Adele ka dashur të vendosë kufijtë e saj dhe të paralajmërojë me humor publikun në koncertin e saj, duke i thënë: Mos guxoni të hidhni asgjë në skenë!

Artistja britanike ishte duke performuar në Las Vegas kur ndërpreu transmetimin e shfaqjes së saj dhe mes seriozitetit e shakasë, tha: Doni të hidhni ndonjë gjë në skenë?! Ju sfidoj! Ju sfidoj të më hidhni diçka. Unë do ju vras!

Fjalimin ajo e bëri duke mbajtur në duar një armë lodër.

Vetëm pak javë më parë këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u qëllua me telefon në sy nga një fans, ndërsa nuk ishte e vetmja. Edhe Ava Max u qëllua më shpullë, ndërsa një fanse i hodhi hirin e një familjari në koncert.

adele

Sondazh

Poll