Art&Argëtim

Filmi "Barbie" ndalohet në Vietnam

Sipas Variety, ekziston një skenë që përshkruan një hartë me nëntë pika, e cila është një përfaqësim i pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore. 

4 Korrik 2023, 19:37 Nga k.m.
Filmi "Barbie" ndalohet në Vietnam
Margot Robbie

SHBA- Edhe pse filmi "Barbie" tashmë është bërë viral, me pritshmëri të mëdha, Vietnami ka vendosur të mos lejojë shfaqjen e skenave të Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Ndalimi erdhi pas një urdhri nga qeveria. Sipas Variety, ekziston një skenë që përshkruan një hartë me nëntë pika, e cila është një përfaqësim i pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore. 

Për këtë çështje Vietnami pretendon se filmi shkel sovranitetin e vendit. Në një artikull, gazeta shtetërore e Vietnamit, Tuoi Tre, shkruan: Ne nuk po e licencojmë filmin amerikan "Barbie" në Vietnam, sepse ai përmban imazhin fyes të vijës nëntë pika.

Margot Robbie ka mishëruar plotësisht kukullën legjendare që luan dhe është futur aq në lëkurën e rolit sa shihet kudo me rroba rozë. Qoftë një ngjarje në tapetin e kuq për nder të filmit, qoftë jashtë biznesit dhe thjesht në rrugë apo në aeroport, aktorja e njohur nuk vishet me asnjë ngjyrë tjetër përveç rozës. Filmi, do të shfaqet më 21 korrik, ku pritet të deputojnë edhe Issa Rae, Kate McKinnon, America Ferrera, Simu Liu dhe Dua Lipa.

margot robbie

Sondazh

Poll