Bota

Moti EKSTREM/ Shirat e rrëmbyeshëm 'pushtojnë vendin', 15 të vdekur në Kinë

Presidenti kinez Xi Jinping udhëzoi autoritetet në të gjitha nivelet të japin përparësi dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe pronës.

5 Korrik 2023, 09:32 Nga k.m.
Moti EKSTREM/ Shirat e rrëmbyeshëm 'pushtojnë vendin',
Foto ilustruese

KINË- 15 persona kanë vdekur në Kinë dhe 4 të tjerë janë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën jugperëndimore të vendit. Shërbimet meteorologjike të Kinës paralajmëruan dje për mundësi fatkeqësish për shkak të reshjeve që po prekin pjesën më të madhe të pjesës qendrore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa veriu po përjeton nxehtësi rekord.

Presidenti kinez Xi Jinping udhëzoi autoritetet në të gjitha nivelet të japin përparësi dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe pronës.

"Xi theksoi se zyrtarët në të gjitha nivelet e administratës duhet të marrin iniciativa për t'u marrë me përmbytjet, të vënë në plan të parë sigurinë e njerëzve dhe pronës dhe të përpiqen të kufizojnë humbjet,"- vuri në dukje i njëjti burim nga media shtetërore.

Një urë hekurudhore u shemb pjesërisht të martën për shkak të shirave të dendur në Chongqing, një qytet-provincë me një popullsi prej 31 milionë banorësh.

Në provincën fqinje të Sichuan, më shumë se 460,000 njerëz u prekën këtë javë nga shirat e rrëmbyeshëm, e deri tani rreth 85,000 njerëz janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

kine

Sondazh

Poll