Art&Argëtim

S'është kurrë vonë! Mick Jagger fejohet me të dashurën 43 vite më të re

Miqtë e çiftit pohojnë se të dy janë fejuar zyrtarisht.

4 Korrik 2023, 09:26 Nga A.B
S'është kurrë vonë! Mick Jagger fejohet me të
Mick Jagger

SHBA- Artisti legjendar Mick Jagger është fejuar me të dashurën e tij, balerinën 36-vjeçare, Melanie Hamrick. Ajo u pa javën e kaluar me një unazë fejese. Edhe pse Hamrick pretendoi se ishte vetëm një unazë premtimi, miqtë e çiftit pohojnë se të dy janë fejuar zyrtarisht. Ata shtuan se ajo e pranoi fejesën gjatë një fluturimi për në New York.

Një burim që foli për The Mirror pohoi:

'Melanie ishte në Teatrin Amerikan të Baletit dhe po u thoshte miqve të saj se ishte fejuar me Mick. Ajo ishte shumë e qartë se unaza e saj ishte një unazë fejese dhe tani ajo është e fejuara e tij. Familja e saj gjithashtu e di që ata janë fejuar dhe janë të emocionuar.'

Edhe pse kanë një diferencë prej 43 vjetësh, duket se kjo nuk është aspak problem për çiftin./Dosja.al

mick jagger

Sondazh

Poll