Politike

Protesta tek Unaza, Balliu i ashpër me Ramën: Provokoi banorët, kërkon gjakderdhje

12 Tetor 2019, 16:42 Nga DOSJA
Protesta tek Unaza, Balliu i ashpër me Ramën: Provokoi banorët,

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë sot i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, në mbështetje të banorëve. Balliu tha se Rama, ka dërguar policinë për të provokuar banorët. Më tej ish-deputeti shtoi se Kryeministri kërkon vëllavrasje me këtë akt, pasi policët sot kanë qenë të armatosur.

“Ne jemi këtu përditë, ka kohë policia e shtetit që të vijë çdo ditë, këtu do jemi prap nesër, pasnesër. nëse do të vijnë çdo ditë me ne janë të mirëpritur. I garantojë se do të mbajnë përgjegjësi. I përshëndes që nuk pranuan gjakderdhjen. I përshëndes për vendimin e tyre stoik që nuk bien pre e provokimeve të Ramës për gjakderdhje. Turp për ata që sot nuk i dalin në mbështetje këtyre qytetarëve. Policët i keni me armë atje, nuk janë për të shëruar sëmundje, kanë gaz lotsjellës, janë me shkopa gome se kërkojnë gjakderdhje“, tha Balliu.

Sot baorët e Unazës kanë vijuar protestën e tyre, jo duke bllokuar rrugën, por në trotuar. Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe nuk kanë lejuar bllokimin e rrugës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu protesta tek unaza e re klevis balliu protesta tek unaza e re

Sondazh

Poll