Politike

‘Ka shkuar thika në palcë” Grida Duma për negociatat: Shqipëria po pengon dhe Maqedoninë

12 Tetor 2019, 16:14 Nga DOSJA
‘Ka shkuar thika në palcë” Grida Duma për negociatat:

TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demorkatike,Grida Duma, ka folur sot rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, ku tha se vendi ynë po bën hapa pas. Duma ishte e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, në “News24”, dhe shtoi se Shqipëria po penalizon dhe Maqedonine e Veriut.

“Meqë Maqedonia e Veriut e ka lidhur trenin e saj me Shqipërinë, do shpresoja që Shqipëria do përfitonte, si rrallë herë në histori, nga një aleat dhe do të kishim një hapje të negociatash për të dy vendet, por fatkeqësisht Shqipëria e penalizoi dhe Maqedoninë e Veriut. Ka shkuar thika thellë në palcë. E paimagjinueshme ishte që të kishte një Holandë që të kërkonte heqjen e lëvizjes së liberalizuar. Imagjinoni sa mbrapa po shkon ky vend”, tha ish-depuetja.

E pyetur se cila është përgjegjësia e opozitës nëse negociatat nuk do të hapen, demorkatja u shpreh se misioni i opozitës është “largimi i Ramës me çdo kusht”.

Opozita ka përdorur mjetet e protestë, argumentimit me të huajt, kemi dalë me logjikën që deri më 18 edhe aksionin opozitarë e kaluam në një kahje tjetër për disa ditë, unë besoj se një ndër mënyrat për të reaguar ndaj këtij është ekstremizmi, se nuk besoj se ka shqiptarë që beson se do ketë reflektim nga Rama. E vetmja gjë që është në shpatullat  e opozitës shqiptare, që nuk është e lehtë, opozita ka misionin dhe detyrë, është që nëse nuk hapen negociatat, Rama duhet të ikë me çdo kusht, ky është fundi. Rama duhet të ikë me mos hapjen e negociatave”, shtoi më tej anëtarja e kryesisë së PD.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grida duma hapja e negociata per shqiperine grida duma hapja e negociata per shqiperine

Sondazh

Poll