Aktualitet

FOTOT/ Banorët e “Astirit” lidhen me zinxhirë: Nuk kemi frikë nga burgu

12 Tetor 2019, 18:57 Nga DOSJA

TIRANË- Banorët e “Astirit” në Tiranë, pavarësisht prezencës së shtuar të policisë, vijuan edhe sot, si protestën në mbrojtje të shtëpive të tyre.

Ata nuk mundën të tubonin në rrugë, por mesazhet kundër qeverisë i dërguan nga trotuari, ku ishin dhe më të shumë në numër.

Në mënyrë simbolike ata janë lidhur me zinxhirë duke protestuar në trotuar ndryshe nga netët e tjera. Gjatë fjalës së tyre ata u shprehën se nuk kanë frikë nga burgu dhe nga zinxhirët, ndaj kishin zgjedhur atë simbolikë sot.

Sot baorët e Unazës kanë vijuar protestën e tyre, jo duke bllokuar rrugën, por në trotuar. Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe nuk kanë lejuar bllokimin e rrugës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e astirit banoret lidhen me zinxhir protesta tek unaza e re banoret e astirit banoret lidhen me zinxhir protesta tek unaza e re

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2019, 13:01

TIRANË- Marrëveshja e firmosur nga kryeministri Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç për...