Aktualitet

FOTOT/ Policia rrethon ‘Astirin’, banorët nuk ndalin protestën: S’kemi frikë nga burgu, ja vdekje, ja liri

12 Tetor 2019, 15:57 Nga DOSJA

TIRANË- Forca të shumta policie shkuan sot tek “Unaza e re”, aty ku çdo ditë pasdite banorët protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Ndërkohë banorët kanë vijuar protestën e tyre, e cila ka zgjatur për disa orë.

Nga ana tjetër forca të shumta policie qëndruan në zonë dhe nuk kanë lejuar që të bllokohet rruga. Siç shihet dhe nga fotot janë dhjetëra forca policie, të rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë shkuar në zonë.

Banorët kanë hedhur akuza kundër Ramës dhe thonë se nuk shuhet protesta e Unazës së Re. Të mbështetur dhe nga opozita ata po ashtu kërkojnë lirimin e 6 protestuesve. Sot Partia Demokratike ka dorëzuar një padi kundër policisë në Prokurori, pasi e akuzon sikur ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj banorëve tek Astiri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrethon astirin protesta tek unaza e re policia rrethon astirin protesta tek unaza e re

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2019, 13:01

TIRANË- Marrëveshja e firmosur nga kryeministri Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç për...