Bota

“Shengeni i vogël”/ Albin Kurti: Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, do pyes Ramën pse na përjasht

12 Tetor 2019, 10:02 Nga DOSJA
“Shengeni i vogël”/ Albin Kurti: Shqipëria ta shohë

KOSOVË- Në lidhje me marrëveshjen “Shengeni i vogël” që u iniciua në takimin e fundit në Novi Sad mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, atij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky i fundit është shprehur se nuk është kundra këtyre iniciativave, por deklaron se Kosovë nuk duhet të përjashtohet.

Unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”, deklaroi ai, ndërsa theksoi se për këtë marrëveshje do të flasë edhe me Ramën.

Siç thotë Kurti, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe që ka nevojë për liberalizim e tyre.

E përmendi këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë ta krijojnë mini Shengenin ballkanik. Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërsië, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti për AA./ marrë nga AA

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti edi rama shengeni i vogel albin kurti edi rama shengeni i vogel

Sondazh

Poll