Bota

Shtëpia më e hollë në botë quhet “Nga inati”

12 Tetor 2019, 09:44 Nga DOSJA
Shtëpia më e hollë në botë quhet “Nga

LIBAN- Beiruti, kryeqyteti i Libanit, është një nga vendet që po e vuan mungesën e tokave dhe rritjen e popullsisë, por kjo ndërtesë ka një arsye tjetër që ka atë formë.

Kjo shtëpi është katër metra te pika më e gjerë, dhe më pak se një metër te pika më e ngushtë e saj. Shtëpia quhet “Nga inati”, dhe si e tillë njihet nga banorët prej shtatë dekadash.

Ajo është ndërtesa më e hollë në Liban dhe ndoshta një nga ndërtesat më të ngushta në botë është e vendosur në Manara, Beirut. E quajtur Grudge, ose siç e quajnë njerëzit në arabisht, Al Ba’sa, ndërtimi i kësaj ndërtese ka një histori të gjatë.

Ndërtesa u ngrit në vitet 1950 si pasojë e një sherri mes dy vëllezërve. Ata nuk u morën dot vesh se si do ta ndanin tokën e trashëguar dhe veç kësaj, ndërtimet e bashkisë ia zvogëluan pronën edhe më shumë.

Arsyeja se pse e bëri në atë formë, ishte për t’i bllokuar vëllait tjetër pamjen fantastike nga deti, për të cilën ishte bërë një pjesë e sherrit.

Fillimisht, ndërtesa ishte e verdhë. Kohët e fundit është pikturuar në rozë për të zbukuruar zonën. Ndërtesa, e cila quhet edhe Mbretëresha Mari, ka formën e një anije: është e gjerë nga njëra anë dhe e ngushtë nga ana tjetër. Ka dy apartamente në secilin kat. Gjithashtu, dhomat e apartamenteve ndryshojnë shumë në madhësi.

Gjatë Luftës Civile në Liban, një apartament u përdor si bordello, ndërsa një tjetër strehonte një familje që kërkonte strehim./ marrë nga The961

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota shtepia me e holle ne bote si t'i pengoi vëllait pamjen? shtepia me e holle ne bote si t'i pengoi vëllait pamjen?

Sondazh

Poll