Bota

Kancelari Scholz shpreh “shqetësim” për trazirat në Francë

Emmanuel Macron anuloi vizitën e tij në Gjermani për shkak të trazirave në vendin e tij.

2 Korrik 2023, 17:49 Nga k.m.
Kancelari Scholz shpreh “shqetësim” për trazirat në
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari gjerman shprehu sot “shqetësimin” e tij për trazirat e vazhdueshme në Francë, të cilat çuan në anulimin e një vizite zyrtare në Gjermani nga presidenti francez Emmanuel Macron.

"Ne kemi lidhje miqësore me Francën dhe jemi një çift që sigurohet që Bashkimi Evropian, i cili është kaq i rëndësishëm për të ardhmen tonë, të funksionojë mirë, kështu që sigurisht që po e shikojmë me shqetësim" atë që po shpaloset në vend,"- tha Olaf Scholz, një intervistë në televizionin publik ARD.

"Jam plotësisht i bindur se kreu i shtetit francez do të gjejë mjetet për të përmirësuar shpejt situatën,"- shtoi ai.

Protestat e dhunshme shpërthyen fillimisht në Paris dhe më pas në qytete të tjera pasi një adoleshent me origjinë afrikano veriore vdiq nga plagët e marra kur një polic qëlloi mbi të ndërsa ai refuzoi të ndalonte makinën e tij. Viktima i identifikuar me emrin, Nahel u varros të shtunën pas një ceremonie fetare në xhaminë e zonës Nanterre, në periferi të Parisit. Trazirat e shkaktuara pas vrasjes së tij u dënuan nga i gjithë spektri politik, ndërsa kryeministrja Elizabeth Bourne i quajti protestat dhe dhunën në vend, "veprime të papranueshme". 

 

olaf scholz proteste ne france

Sondazh

Poll