Bota

Trump kritikon Biden: Paguhet njësoj si një kriminel, po e çon botën në Luftën e Tretë

Kandidati republikan për president shtoi se Biden është i paaftë dhe i korruptuar dhe administrata e tij mund të çojë në një Luftë të tretë Botërore.

2 Korrik 2023, 12:11 Nga f.i
Trump kritikon Biden: Paguhet njësoj si një kriminel, po e çon
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi ashpër Presidentin Joe Biden në një tubim në Karolinën e Jugut duke e quajtur atë kriminel dhe gënjeshtar, raportojnë mediat e huaja.

Kandidati republikan për president shtoi se Biden është i paaftë dhe i korruptuar dhe administrata e tij mund të çojë në një Luftë të tretë Botërore.

"Joe Biden është i korruptuar dhe një president shumë i kompromentuar. Ai paguhet ashtu si paguhet një kriminel i zakonshëm. Thjesht në një mënyrë më e sofistikuar dhe numra shumë më të mëdhenj. Ai është plotësisht i mbrojtur nga Departamenti i Padrejtësisë dhe nga mediat e lajmeve të rreme, të cilat janë armatosur në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Ky është një krim 100 herë më i madh se Watergate, dhe ata thjesht nuk duan të shkruajnë për të,"- tha Trump.

joe biden donald trump

Sondazh

Poll