Bota

Rama deklaroi të mbyllur Ballkanin e Hapur, Vuçiç: Nuk besoj se ka thënë ashtu

Vuçiç gjithashtu u shpreh kundër asaj që tha se Rama se “duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit” dhe shpreson që së shpejti do ta takojë atë.

2 Korrik 2023, 11:55 Nga f.i
Rama deklaroi të mbyllur Ballkanin e Hapur, Vuçiç: Nuk besoj
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Vuçiç tha se nuk e beson deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, ku ky i fundit tha të shtunën se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet dhe se tani duhet vazhduar me Procesin e Berlinit. 

"Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani. Kjo është shprehje e dëshirave dhe marrëdhënieve tona, jo diçka që e bëjmë nën sundimin e dikujt tjetër”, tha Vuçiç, shkruan GazetaExpress.

Vuçiç gjithashtu u shpreh kundër asaj që tha se Rama se “duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit” dhe shpreson që së shpejti do ta takojë atë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha dje nga Ulqini se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, e që tha se ka qenë për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit.

“Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mission për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi, e kemi në Tiranë. Kemi mundësinë ta zotërojmë si proces, me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga Kancelari Scholz por edhe nga gjithë të tjerët”, -u shpreh Rama.

aleksander vucic edi rama open balkan

Sondazh

Poll