Bota

Loja e re! Orkat ndjekin varkat me vela dhe thyejnë timonët e tyre

Specialisti i orkave Renaud de Stephanis, i cili drejtoi një studim mbi sjelljen, ka zbuluar se orkat thjesht mund të luanin një lojë, duke shtuar se "nëse do të donin të shkatërronin varkën, ata do ta thyenin atë në 10 minuta".

2 Korrik 2023, 10:39 Nga f.i
Loja e re! Orkat ndjekin varkat me vela dhe thyejnë timonët e tyre
orka

EUROPË- Në një studim të ri mbi orkat të njohura si “balena vrasëse”, marinarët dhe shkencëtarët vunë re se orkat që jetonin në ujërat përreth Gadishullit Iberik, në Evropën Jugperëndimore, kishin filluar të silleshin ndryshe rreth varkave, shkruan BBC.

Loja e re e tyre përfshin ndjekjen e varkave me vela dhe thyerjen e timonëve. Studim i ri ka sugjeruar se në vend që sjellja të jetë agresive, mund të jetë thjesht pak argëtuese. Specialisti i orkave Renaud de Stephanis, i cili drejtoi një studim mbi sjelljen, ka zbuluar se orkat thjesht mund të luanin një lojë, duke shtuar se "nëse do të donin të shkatërronin varkën, ata do ta thyenin atë në 10 minuta".

“Është një lojë. Imagjinoni një fëmijë… me një peshë prej tre tonësh. Kjo është, asgjë më pak, asgjë më shumë," shpjegoi Stephanis.

Orkat njihen zakonisht si 'balenat vrasëse', por në fakt janë pjesë e familjes së delfinëve dhe nuk janë njohur kurrë si agresive ndaj njerëzve në natyrë.

orkat

Sondazh

Poll