Bota

Tensionet në veri! Haradinaj reagon pas sanksioneve ndaj Kosovës: Mocioni për shkarkimin e Kurtit, është interes kombëtar

Sipas Haradinaj sanksionet nga BE-ja dhe paralajmërimet e SHBA-së tregojnë se qeveria është në rrugë të gabuar dhe se s’ka shpresë. 

2 Korrik 2023, 10:51 Nga f.i
Tensionet në veri! Haradinaj reagon pas sanksioneve ndaj Kosovës:
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës. Sipas Haradinaj sanksionet nga BE-ja dhe paralajmërimet e SHBA-së tregojnë se qeveria është në rrugë të gabuar dhe se s’ka shpresë. 

'Të dashur qytetarë të Kosovës, i vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit. Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!'- shkruan Haradinaj.

ramush haradinaj tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll