Art&Argëtim

“Me gjakun e birit tim u ushqyen çakenjtë”, fjalët përlotëse të nënës nga Berati që u torturua nga komunizmi

12 Tetor 2019, 15:37 Nga DOSJA
“Me gjakun e birit tim u ushqyen çakenjtë”, fjalët

TIRANË- Pak ditë më parë shkrimtari Agron Tufa, që njëherësh është dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit publikoi hisotrinë e një nëne që komunizmi e mori përgjithmonë të birin 4-vjeçar dhe e torturoi nëpër burgje e kampe internimi. Mesazhi i publikuar nga Tufa preku shumë njerëz, të cilët vështuan me komente, duke ngushëlluar nënën nga Berati, Barije Karabollajn.

Barija ka falenderuar Tufën me anë të një komenti në Facebook, ndërkohë që kujton ngjarjen e kobshme edhe përmes një mesazhi në llogarinë e saj në rrjetin social.  Ajo ndër të tjera në mesazhin e saj shkruan se “Zoti nuk më dha asnjë vuajtje. Kam ardhur në jetë me duar e kemb, me sy e vesh. Me një mendje te shëndoshë, nga dy prindër meraviljoz, e lindur në vendin më të bukur të shqipërisë. Ajo që më bëri të vuaja, ishte grushti kriminel i atdheut tim”.

MESAZHI I PLOTË

Njerëzit që janë destinuar te vuajnë nga njerëzit e liq dhe grushti fortë, vuajtje përtej vuatjes. I madhi Zot u jep shumë forcë, zgjuarsi dhe bukuria nuk u mungon në trupi. Dhe ajo më e rëndësishme, në shpirtë. Thonë: Zoti të s’provon, jo nuk është e vërtetë. Zoti asnjë nuk e s’provon, janë njerëzit dhe grushti fort që na japin vuajtje deri dhe në marrjen e jetës. Ja si më komenton një mikja ime. “Te ka falur Zoti bukurine dhe mençurinë, e mira ime Barije Artan. Të dha dhe vuajtjet, se ndoshta e dije si t’i perballoje me forcen e shpirtit tuaj fisnik”. Unë i them kësaj mike, dhe të gjithëve juve.

Zoti nuk më dha asnjë vuajtje. Kam ardhur në jetë me duar e kemb, me sy e vesh. Me një mendje te shëndoshë, nga dy prindër meraviljoz, e lindur në vendin më të bukur të shqipërisë. Ajo që më bëri të vuaja, ishte grushti kriminel i atdheut tim. Ishin bashk shqiptarët e m’i, qe unë në shumë raste i quaj popull spiun. Dhe këtë të bashkohet qielli dhe toka, nuk ka shqiptarë spiun t’a mohoj. Nuk më futi ne burg Zoti, por spiunat dhe shteti kriminel. Më dënojë katër herë, me akuza nga më të ndryshmet. Nuk m’a mori feminë Zoti.

Ma morën spiunët, hetuesat, gjyqtarja e atij populli. Gjithmonë në emër të popullit, dhe keta kriminel ishin amet toporaku, zamir shtylla, ylli bufi dhe ajo qe i vuri vulen ishte vjollca mece. Por ajo që mua më shtyn te shkruaj, në shkrimet e mia (popull spiun) është urrejtja dhe tjetra do jetë e pabesueshme për brezat që do të vinë. Ky popull, qe vinte me ftesa në gjygje. Unë jam e vetëdijshme, se i detyronin të vinin. Po ky popull lamash kush i detyronte të duartrokisnin, kur dënohej një fëmijë 16 vjeçe. Gjykojeni ju, që kini pasur një gram tru për atë jetë të zezë që na serviri partia e spiunëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur agron tufa barije karabollaj krimet e komunizmit nena nga berati agron tufa barije karabollaj krimet e komunizmit nena nga berati

Sondazh

Poll