Art&Argëtim

“Do më pushojnë nga puna”, Hervin Çuli përgënjeshtron Neritan Liçajn: Do jetë i përjetshëm në Teatër (VD)

12 Tetor 2019, 15:07 Nga DOSJA
“Do më pushojnë nga puna”, Hervin Çuli

TIRANË- Pas lajmit për shkarkimin nga puna të aktorit të njohur Neritan Liçaj, Drejtori i teatrit kombëtar Hervin Çuli ka reaguar duke e mohuar kategorikisht se Liçaj do të jetë jashtë teatrit.

Gjatë një konference për shfaqen më të re, “Xhelatët”, Çuli u pyet dhe për deklaratat e Liçajt dhe tha se nuk beson se mund të jenë bërë nga aktori. Drejtori i Teatrit Kombëtar tha se Neritan Liçaj do vijojë të luajë përjetësisht në Teatër.

Nuk e di nga e ka nxjerr dhe nuk e besoj që e ka nxjerr Neritani vet këtë lajm. Po ka dal nga ai lajm është njësoj si ai personazhi tek filmi “Historian dhe kameleon”, që donte me çdo kush të futej në burg dhe nuk e fuste njeri. Po s’ma do mendja që ta ketë nxjerr Neritani, ai si çdo aktor i Teatrit Kombëtar do zbatojë rregullat e institucionit dhe sa i përket profilit të tij artistik ai do tq luajë përjetesisht në Teatrin Kombëtar”, tha Çuli.

Theksojmë se aktori i mirënjohur ka qenë një prej zërave më kritik kundër shembjes së Teatrit Kommbëtar në Tiranë. Liçaj pak ditë më parë deklaronte se atij do i komunikoje largimi nga puna. Sipas tij pushimi nga puna do vinte për faktin se ai po proteston kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Çështja e Teatrit Kombëtar ka më shumë se 1 vit që po debatohet dhe një pjesë e artistëve dhe shoqërisë civile janë rreshtuar kundër Qeverisë dhe Bashkisë dhe kërkojnë që të mos prishet godina ekzistuese, por të ruhet se është objekt i trashgimisë kultutore. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture hervin culi neritan licaj protesta tek teatri kombetar teatri kombetar hervin culi neritan licaj protesta tek teatri kombetar teatri kombetar

Sondazh

Poll