TIRANË-“Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dorë, ai vetëm më godiste.”
Kur Nela e njohu përmes Facebook-ut bashkëshortin e ardhshëm ishte 19 vjeç. E mbajti sekret lidhjen dhe kur prindërit e kundërshtuan fejesën, ajo u largua prej tyre. Por gjatë një viti e gjysmë martese e reja u izolua në shtëpinë e re dhe nuk iu dha aspak ngrohtësia që gjendet në familje. Vajza ishte shumë larg rolit që kërkoi t’i jepte familja e re.
“Ata thonin që nuk bëja punë, po unë i bëja të gjitha, kisha një zakon të keq nuk i kontrolloja xhepat e pantallonave dhe ata më rrahën të gjithë, shkoja si top sa te njëri te tjetri”, tregon gruaja.
Dhunën nuk ia kursyen as kur ishte shtatzënë.
“Doja të shkoja te mami i thashë hajde më ço, vjehrra tha rrihe Marius, por mos i lër shenja”, rrëfehet Nela.
Për shkak të dhunës së vazhdueshme në muajin e nëntë të shtatzënisë, ajo u largua nga bashkëshorti derisa u bë nënë.
“Njoftova vjehrrën, i thashë o ma u bëra me djalë, por vjehrra më tha vetë ike.”
Sidoqoftë Nela ia dha edhe një mundësi ish-bashkëshortit dhe familjes së re, por ata kërkonin nga nusja vetëm bindje. Situata ishte e njëjtë ,madje u përkeqësua edhe ndaj prindërve të saj.
Ish-bashkëshorti i saj gjendet në burg, ndërsa Nela është kthyer tek prindërit, të cilët përveç nipit të vogël jetojnë edhe ata me urdhër mbrojtjeje.
TIRANË– Muralja ku shihej një çift të moshuarish të zhveshur, e pikturuar në fasadën e një pallati në zonën e Tiranës së Re më në fund është fshirë....
TIRANË– Pas helmimit të më shumë se 50 nxënësve në shkollën e Postribës, Ministria e Arsimit ka marrë masa për sigurinë.Për rritjen e sigurisë në ambientet...
Shqipëri- Shqipëria është e vetmja që nuk ka një kompani të renditur në listën e 100 më të mëdhenjve të rajonit, sipas qarkullimit vjetor, të publikuar së fundm...
DURRËS- Një numër më të vogël aplikuesish për studimet e larta ka shënuar këtë vit edhe universiteti “Aleksandër Moisiu në Durrës, krahasuar me një vit më ...
TIRANË- Mira, pas tradhtisë së bashkëshortit, humbi edhe fëmijët. Nëna e dy djemve të mitur nuk pati kohë të kuptonte se çfarë ndodhi në të vërtetë ...
ITALI – Burimet nga policia bëjnë të ditur se një 54 vjeçare shqiptare është arrestuar nga forcat e policisë italiane, pasi kërkoi 1 mijë euro dëmshpërbl...
Kjo e re shprehet se në prag të nisjes së vitit të ri akademik, studentëve u duhet të përballen me çmimin e lartë të banesave për akomodim.Studentet thon...
TIRANË– Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, si&cc...
Dy rreziqet në afatin e mesëm janë ngadalësimi i ekonomisë botërore, që prek eksportet vendase. Për të mbajtur nën kontroll këto dy rreziqe, banka Botërore reko...
Megjithatë rekordin e mban Turqia, ku sipas Eurostat rreth 82% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes. Pas Turqisë renditet Mbretëria e...