Bota

Vuçiç i dorëzuar: Askush s’po na ofron ndarjen e Kosovës!

12 Tetor 2019, 09:19 Nga DOSJA
Vuçiç i dorëzuar: Askush s’po na ofron ndarjen e

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçic, deklaroi se “askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën, nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi”. Sipas Vuçiç, këto shtete duan ta shohin Serbinë pa Kosovën. Ai u shpreh gjithashtu se “duhet kuptuar pesha e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer populli”.

Të gjithë më kanë akuzuar se jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ishte komenti i tij.

Vuçiç përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, dhe se atë e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, por pa specifikuar se çfarë kompromisi ai ofron.

Deklarata e presidentit serb erdhi disa ditë vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimet e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.

Ndërkohë, Ambasada amerikane në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtësisht dhe shpejt, me vështrimin të drejtuar nga e ardhmja”.

Dje, lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i projektuar Albin Kurti, tha se besonte që do të ketë dialog me Serbinë, sepse ka shumë çështje të hapura dhe se projekti për korrigjimin e kufijve ka dështuar por ideja nuk ka vdekur. Ai tha gjithashtu se Richard Grenell i kishte kërkuar që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të mbyllet brenda pak muajsh, por për të, përcaktimi i këtij afati kohorë nuk duhet të prevalojë mbi përmbajtjen e marrëveshjes./ marrë nga Arbëresh.info

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ndarja e kosoves vucic i dorezuar ndarja e kosoves vucic i dorezuar

Sondazh

Poll