Bota

Mbreti Charles 'dëbon' përfundimisht Princ Harry dhe Meghan Markle nga Mbretëria e Bashkuar

Çifti të cilët dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020, kanë dorëzuar çelësat e rezidencës Frogmore Cottagey pas kërkesës nga familja mbretërore.

30 Qershor 2023, 19:25 Nga f.i
Mbreti Charles 'dëbon' përfundimisht Princ Harry dhe Meghan
Princ Harry, Meghan Markle dhe Mbreti Charles

BRITANI E MADHE- Princ Harry dhe Meghan Markle kanë ndërprerë përfundimisht të gjitha lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar. Çifti të cilët dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020, kanë dorëzuar çelësat e rezidencës Frogmore Cottagey pas kërkesës nga familja mbretërore, shkruan The sun.

Rezidenca mbretërore ishte baza e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur. Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it iu dha vila Frogmore me pesë dhoma gjumi nga Mbretëresha, si dhuratë për martesë në 2018.

Meghan dhe Harry kanë jetuar shumë pak në rezidencën mbretërore gjatë tre viteve të fundit./Dosja.al

britani e madhe mbreti charles iii princ harry

Sondazh

Poll