Bota

Tensionet në veri/ Rashiç: I nxituar vendimi për shpalljen e 2 organizatat terroriste

Rashiç beson se ky vendim ka qenë i nxituar, dhe shpreson se nuk do të ketë pasoja për mbijetesën e serbëve në veri të Kosovës, të cilët, siç shprehet ai, largohen çdo ditë “për shkak të pasigurisë”. 

30 Qershor 2023, 18:39 Nga f.i
Tensionet në veri/ Rashiç: I nxituar vendimi për shpalljen e 2
Nenad Rashiç

KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiç, ka frikë se si do të përcaktohet se kush është dhe kush nuk është anëtar i Mbrojtjes Civile apo Brigadës së Veriut – dy organizata këto që Qeveria e Kosovës i shpalli terroriste më 29 qershor. Rashiç votoi kundër një vendimi të tillë.

Ai thotë se vendimi është votuar nën pikën “Të ndryshme”, pra nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues për të ditur më shumë për të, shkruan REL.

Rashiç beson se ky vendim ka qenë i nxituar, dhe shpreson se nuk do të ketë pasoja për mbijetesën e serbëve në veri të Kosovës, të cilët, siç shprehet ai, largohen çdo ditë “për shkak të pasigurisë”. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll