Bota

Vrasja e 17-vjeçarit nga policia! OKB akuza për racizëm, Franca e kundërshton: E pabazë

OKB i bëri thirrje Francës që të merret seriozisht me problemet e racizmit dhe diskriminimit racial në zbatimin e ligjit, pak ditë pas vrasjes së adoleshentit nga oficeri i policisë.

30 Qershor 2023, 18:14 Nga f.i
Vrasja e 17-vjeçarit nga policia! OKB akuza për racizëm, Franca
protesta

FRANCË- Qeveria franceze ka hedhur poshtë akuzat për racizëm dhe diskriminim nga OKB, pas vrasjes së 17-vjeçarit nga oficerët e policisë.

Çdo akuzë për racizëm apo diskriminim sistematik në forcat e policisë në Francë është krejtësisht e pabazë”,-tha ministria e jashtme.

OKB i bëri thirrje Francës që të merret seriozisht me problemet e racizmit dhe diskriminimit racial në zbatimin e ligjit, pak ditë pas vrasjes së adoleshentit nga oficeri i policisë. OKB shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për trazirat që shpërthyen në vend pas vdekjes së të riut.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

protesta ne france

Sondazh

Poll