Bota

Ministri serb i Mbrojtjes: SHBA të përdorë ndikimin e saj për uljen e tensioneve në Kosovë

Vuçeviç tha se Prishtina me politikën e saj të rrezikshme të dhunës po i anulon të gjitha të arriturat e deritanishme të dialogut, por theksoi se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut sepse përpiqet të sigurojë jetën normale të komunitetit serb në Kosovë me mjete paqësore.

30 Qershor 2023, 19:14 Nga f.i
Ministri serb i Mbrojtjes: SHBA të përdorë ndikimin e saj
Millosh Vuçeviç

SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç gjatë takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Tres Stefen Guenova ka kërkuar nga SHBA që të përdorin ndikimin e tyre në Prishtinë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në veri të Kosovës, shkruan euronews.rs.

Vuçeviç tha se Prishtina me politikën e saj të rrezikshme të dhunës po i anulon të gjitha të arriturat e deritanishme të dialogut, por theksoi se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut sepse përpiqet të sigurojë jetën normale të komunitetit serb në Kosovë me mjete paqësore, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai u shpreh se për Serbinë, KFOR-i është i vetmi formacion legjitim i armatosur në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se siguria e pjesëtarëve të KFOR-it është e padiskutueshme dhe prioritet për Serbinë.

millosh vuçeviç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll