Bota

Vendimi për organizatat në veri! Gjermania kritikon Kosovën: Nuk jemi informuar,vendim pa koordinim me BE-në

Në përgjigje thuhet po ashtu se duke qenë dëshmitarë të krizës aktuale në komunat veriore të vendit, “një koordinim i afërt me partnerët ndërkombëtarë do të kishte qenë i dobishëm”. “Është e rëndësishme që çdo vendim i këtij lloji duhet të respektojë ligjet përkatëse dhe parimin e proporcionalitetit. Ritheksojmë thirrjen tonë për Qeverinë e Kosovës që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën në komunat veriore”, ka theksuar Zyra për Shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

30 Qershor 2023, 16:26 Nga f.i
Vendimi për organizatat në veri! Gjermania kritikon Kosovën: Nuk
foto ilustruese

GJERMANI- Pas ShBA-së, edhe Gjermania ka reaguar në lidhje me shpalljen e dy organizatave serbe si organizata terroriste nga qeveria e Republikës së Kosovës.

“Vendimi nuk është koordinuar as me Gjermaninë, madje as nuk është informuar qeveria gjermane nga autoritetet kosovare për këtë veprim paraprakisht”, ka thënë Ambasada.

Në përgjigje nga ambasada gjermane thuhet po ashtu se duke qenë dëshmitarë të krizës aktuale në komunat veriore të vendit, “një koordinim i afërt me partnerët ndërkombëtarë do të kishte qenë i dobishëm”.

“Është e rëndësishme që çdo vendim i këtij lloji duhet të respektojë ligjet përkatëse dhe parimin e proporcionalitetit. Ritheksojmë thirrjen tonë për Qeverinë e Kosovës që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën në komunat veriore”, ka theksuar Zyra për Shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 15:00 k.m.

Wagner-i nervozon vendet baltike

Foto ilustruese Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mërgimi i tij në Bjellorusi ka nervozuar ve...