Politike

Protesta e studentëve të mjekësisë, Manastirliu: Po konsultohemi për të marrë një vendim

Ministrja u shpreh se janë ende në një proces të gjerë konsultimesh.

29 Qershor 2023, 11:58 Nga A.B
Protesta e studentëve të mjekësisë, Manastirliu: Po
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu u pyet ditën e sotme në lidhje me protestën e studentëve të mjekësisë. Ajo u pyet nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se nëse qeveria ka një përgjegje sa i takon protestës së studentëve për punësimin me detyrim. Ajo u shpreh se janë ende në një proces të gjerë konsultimesh.

“Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekan për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar do ua përcjellim.”- thotë Manasitirliu.

ogerta manastirliu vkm 29 qershor 2023

Sondazh

Poll