Art&Argëtim

Supermodelja Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare (FOTO)

Supermodelja Naomi Campbell ka njoftuar se ka sjellë në jetë një djalë në moshën 53-vjeçare. Ylli britanik i modës ndau lajmin në rrjetet sociale, pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë, duke thënë se "nuk është kurrë vonë për t'u bërë nënë".

30 Qershor 2023, 09:48 Nga m.s
Supermodelja Naomi Campbell bëhet nënë për herë të
Naomi Campbell

SHBA- Supermodelja Naomi Campbell ka njoftuar se ka sjellë në jetë një djalë në moshën 53-vjeçare. Ylli britanik i modës ndau lajmin në rrjetet sociale, pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë, duke thënë se "nuk është kurrë vonë për t'u bërë nënë".

Supermodelja Naomi Campbell bëhet nënë për herë të

Supermodelja Naomi Campbell bëhet nënë për herë të

Besohet gjithashtu se supermodelja do ta rrisë fëmijën vetë, së bashku me vajzën e saj dy vjeçare. Një burim tha: “Naomi është një grua vërtet e fortë. Kjo është ajo që ajo ka dashur gjithmonë. Ajo është shumë e lumtur. Ajo është shumë e emocionuar që i dhuron vajzës së saj të vogël një vëlla. Ajo po i pret vitet në vazhdim me kaq shumë krenari".

Supermodelja Naomi Campbell bëhet nënë për herë të

Duke postuar një foto të fëmijës, Naomi mund të shihej duke përqafuar djalin e vogël, ndërsa vajza e saj dy vjeçare e mbante për dore. Njoftimi surprizë i Naomit vjen pasi ajo mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë, në maj 2021, raporton "Daily Mail".

Në një intervistë për "Vogue" britanike një vit më vonë, modelja këmbënguli se vajza e saj nuk u adoptua, ndërsa zbuloi fytyrën e saj për herë të parë.

Edhe pse ajo është shumë diskrete në lidhje me jetën e saj private, modelja ka deklaruar më parë se ka marrëdhënie të mira me ish-at e saj, dhe nuk besohet të jetë në lidhje me dikë të ri për momentin.

naomi campbell

Sondazh

Poll