Art&Argëtim

Kim Kardashian për Kanye West: Do të bëja gjithçka për ta kthyer burrin me të cilin u martova

Kim u shfaq para motrës së saj, Khloe, për të shprehur ndjenjat e saj për ish-bashkëshortin.

29 Qershor 2023, 20:50 Nga f.i
Kim Kardashian për Kanye West: Do të bëja gjithçka
Kim Kardashian dhe Kanye West

SHBA- Kim Kardashian shprehu zhgënjimin për ndryshimet e rëndësishme që i kanë ndodhur ish-bashkëshortit të saj, Kanye West. Protothema shkruan se në episodin e javës të reality show 'The Kardashians', themeluesja e SKIMS u shfaq para motrës së saj, Khloe, për të shprehur ndjenjat e saj për ish-bashkëshortin.

Duke fshirë lotët nga fytyra e saj, ajo u shpreh: “Unë thjesht nuk mundem. Është shumë ndryshe nga personi me të cilin u martova,” shpjegoi Kim në rrëfimin e saj, duke iu referuar Kanye. “Ky është ai që kam dashur dhe atë kujtoj. Unë do të bëj gjithçka për ta kthyer atë person.”

Është ndjenja më e vështirë të shohësh dikë që e ke dashur vërtet dhe të kesh një familje me të jetë kaq i ndryshëm nga personi që ke njohur. Ndonjëherë më duket sikur ai arrin fundin, ky është udhëtimi i tij, ai duhet ta gjejë vetë. Vrapoja dhe i thërrisja të gjithë dhe i thoja: "Do të jetë mirë, do të jetë mirë, mos u shqetëso. Thjesht jepi atij një mundësi tjetër." Thjesht nuk e kam më atë energji”,  tha Kardashian.

Çifti u divorcuan në mars 2022 pas gjashtë vitesh martesë.

kim kardashian kaney west

Sondazh

Poll