Bota

Tensionet në veri/ Eurodeputetët gjermanë kritikojnë BE-në:Masat ndaj Kosovës të njëanshme! Vuçiç provokoj

Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, kanë akuzuar BE-në se është e njëanshme.

29 Qershor 2023, 18:54 Nga f.i
Tensionet në veri/ Eurodeputetët gjermanë kritikojnë
Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder

GJERMANI- Pasi Komisioni Evropian paralajmëroi masa ndëshkuese për Kosovën, dy eurodeputetët gjermanë, Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, kanë kritikuar ashpër Bashkimin Evropian. Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, kanë akuzuar BE-në se është e njëanshme.

"Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë, ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Në një proces serioz të dialogut duhet marrë masa të qarta ndaj Serbisë. Masat ndëshkuese të njëanshme kundër Kosovës të planifikuara nga Komisioni i BE-së janë të gabuara. Injorohet se provokimet kanë ardhur nga Vuçiç i Serbisë”,- ka shkruar Schieder në Twitter.

Tensionet në veri/ Eurodeputetët gjermanë kritikojnë

Ndërkohë edhe eurodeputetja Delara Burkhardt ka qenë kritike ndaj BE-së duke shprehur se me sanksionet kundër Kosovës, KE po zbut Vuçiç.

“Me sanksionet e djeshme kundër Kosovës, Komisioni i BE-së vazhdon zbutjen me Vuçiçin. Kjo është e njëanshme dhe rrezikshmërisht e gabuar”, ka shkruar ajo në Twitter.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll