Bota

Djegia e Kuranit në Suedi! Reagon Erdogan: Nuk është liri e shprehjes të ofendosh vlerat e muslimanëve

Erdogan tha se Turqia do tregojë reagimin tonë në mënyrën më të fortë derisa të kryhet një luftë e vendosur kundër organizatave terroriste dhe armiqve të Islamit

29 Qershor 2023, 18:24 Nga f.i
Djegia e  Kuranit në Suedi! Reagon Erdogan: Nuk është liri e
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI-Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas djegies së Kuranit në Suedi një ditë më parë. 

"Ne do t'i mësojmë popullit arrogant perëndimor se nuk është liri e shprehjes të ofendosh vlerat e shenjta të muslimanëve," u tha ai anëtarëve të partisë në festën myslimane të Kurban Bajramit, shkruajnë mediat e huaja.

Erdogan tha se Turqia do tregojë reagimin tonë në mënyrën më të fortë derisa të kryhet një luftë e vendosur kundër organizatave terroriste dhe armiqve të Islamit. Ndërkohë policia suedeze kishte dhënë leje që të zhvillohej protesta kundër Kuranit. 

djegia e kuranit ne suedi

Sondazh

Poll