Politike

"S'do lejojmë Donbas të vogël në mes të Evropës"/ Rama për situatën në Kosovë: Përshkallëzimi është kërcënim real

Rama ka deklaruar se përshkallëzimi i tensioneve është një kërcënim real dhe se duhet parandaluar duke nxitur dialogun.   

27 Qershor 2023, 21:50 Nga I.A
 
"S'do lejojmë Donbas të vogël në mes të
Edi Rama

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama duke folur në lidhje me situatën në Kosovë, ka deklaruar se duhet që të ndalohet një Donbas i vogël në mes të Evropës. Gjatë një konference me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rama ka deklaruar se përshkallëzimi i tensioneve është një kërcënim real dhe se duhet parandaluar duke nxitur dialogun.   

“Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Dhe me anë të NATO-s që KFOR për të garantuar integritetin dhe stabilitetin që mund të ndodhë për shkak të ndonjë përshkallëzimi të papërgjegjshëm. Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll