Politike

Lajçak: Arrestimet në Veri po e irritojnë procesin, i kemi dhënë detyrë EULEX-it

Lajcak i ka quajtur “irritues” të procesit të dialogut arrestimet duke thënë se për këtë EULEX është ngarkuar me detyrë të re.

28 Qershor 2023, 17:39 Nga I.A
Lajçak: Arrestimet në Veri po e irritojnë procesin, i kemi
Miroslav Lajçak

BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak është pyetur edhe rreth kapjes së policëve të Kosovës nga forcat serbe dhe lirimin e tyre pas 12 ditësh si dhe për arrestimet që po i kryen Policia e Kosovës. Në një intervistë për Euroneës Serbia, Lajcak i ka quajtur “irritues” të procesit të dialogut arrestimet duke thënë se për këtë EULEX është ngarkuar me detyrë të re. Lajçak ka theksuar se kushdo që ka shkelur ligjin do të ndëshkohet dhe të mbaj përgjegjësi.  

“Çështja e arrestimit është një çështje shumë e ndjeshme dhe një “irritues” i madh në të gjithë procesin. Sa i përket arrestimit të serbëve nga Kosova, nga pala kosovare dëgjojmë se është sundim i ligjit dhe se ka prova të mjaftueshme kundër atyre personave. Nga Serbia dëgjojmë se është një fushatë politike kundër gjithë popullit serb në Kosovë. Kjo është arsyeja pse është absolutisht e rëndësishme që ne të kemi një pasqyrë të detajuar në çdo rast specifik, për të qenë në gjendje të vlerësojmë thelbin. Për këtë arsye i dhamë një detyrë të re EULEX-it, i cili e ka në mandatin e tij. Përfaqësuesi i Lartë kërkoi nga EULEX-i që të monitorojë të gjitha ato raste në detaje dhe më fuqishëm se më parë. Se ne kemi një pasqyrë të saktë dhe se mundemi, bazuar në atë analizë, të themi se si i shohim ato raste. Është e qartë se nëse dikush ka shkelur ligjin, duhet të mbajë përgjegjësi. Nga ana tjetër, nuk duhet të lejojmë që arrestimet të keqpërdoren për qëllime politike”, tha Lajçak.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll