Politike

Konferenca për Ukrainën, Rama flet për Kosovën: Çdo përshkallëzim do ishte katastrofik

Rama theksoi se logjika duhet që të mbizotërojë dhe përshkallëzimi i tensioneve të ulet.    

27 Qershor 2023, 21:22 Nga I.A
Konferenca për Ukrainën, Rama flet për Kosovën: Çdo
Edi Rama

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në Kosovë, gjatë konferencës për luftën në Ukrainë. Rama theksoi se çdo përshkallëzim në Ballkan mund të sjellë fund katastrofik. Rama theksoi se logjika duhet që të mbizotërojë dhe përshkallëzimi i tensioneve të ulet.    

“Nuk mund të fsheh admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjëja mirë. Pra urime për darkën. Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur. Dhe kushdo që do të vërë bast për të kundërtën ka humbur. Nuk e konfirmoj dot se çfarë u tha për Ukrainën dhe dua të shtoj se mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor pra në veri të Kosovës. Ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të ulet sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira,” thotë Rama.

edi rama

Sondazh

Poll