Politike

Betohet kryebashkiaku i ri i Mirditës/ Bashkohet opozita, merr dhe kryesimin e Këshillit Bashkiak

Kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit mori zyrtarisht detyrën duke bërë dhe betimin, ndërsa u konstituua dhe Këshilli Bashkiak.

27 Qershor 2023, 17:10 Nga k.m.
Betohet kryebashkiaku i ri i Mirditës/ Bashkohet opozita, merr dhe
Pamje nga betimi

MIRDITË- Betohet Albert Mëlyshi në krye të Bashkisë Mirditë. Kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit mori zyrtarisht detyrën duke bërë dhe betimin, ndërsa u konstituua dhe Këshilli Bashkiak.

Opozita u bashkua dhe arriti të marrë dhe kryesimin e këshillit bashkiak, ky kryetar u zgjodh Aleksandër Picaku me 11 vota nga 12 këshilltarë që morën në votim. Ndërkohë që pas betimit si kryetar, Albert Melyshi iu drejtua zyrave të Bashkisë, ku u prit nga paraardhësi i tij Ndrec Dedaj, edhe i përket një tjetër kahu politik.

Mëlyshi kërkoj bashkëpunimin e të gjitha palëve pa ngjyrime politike për zhvillimin e Mirditës.

Bashkia Mirditë do të drejtohet nga e djathta pas 12 vitesh qeverisje nga Partia Socialiste.

albert melyshi

Sondazh

Poll