Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja brenda një pallati të pabanuar në Tiranë (DYSHIMET)

Dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

28 Qershor 2023, 12:49 Nga A.B
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja brenda një pallati të
Ambulance

TIRANË- Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në kryeqytet. Policia bën të ditur se e reja është gjetur brenda një pallati të pabanuar në afërsi të shkollës "Bajram Curri". Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës "Bajram Curri", në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdes 31-vjecarja ne tirane tirane

Sondazh

Poll