Aktualitet

“Territor i pastër” asgjëson 271 bimëve narkotike cannabis sativa, policia në kërkim të autorëve

Policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 271 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë.

28 Qershor 2023, 11:58 Nga A.B
“Territor i pastër” asgjëson 271 bimëve narkotike
Kanabis

TIRANË- Finalizohet faza e 22-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 271 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë.

“Territor i pastër” asgjëson 271 bimëve narkotike

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 22-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga DVP Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj.

Gjatë fazës së 22-të u angazhuan 24 grupe kontrolli me 213 punonjës Policie dhe u përdorën 12 dronë. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 271 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12189 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe komisariateve në varësi të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 22-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatit Mukje, Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë, u gjetën në total, të kultivuara 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

operacioni territor i paster

Sondazh

Poll